INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një nga tre shqiptarët e arratisur katër ditë më parë nga burgu në Greqi

Arrestohet një nga tre shqiptarët e arratisur katër ditë më parë nga burgu në Greqi

Publikuar më: 11:14 23-06-2018

Një nga shqiptarët e arratisur katër ditë më parë nga burgu i Greqisë është arrestuar sot nga policia greke. Mediat në vend bëjnë me dije se ai është kapur sot në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Kitsi Koropi. Duke ju referuar medaive në Greqi bëhet me dije se në pranga është vënë Gertian Vrushaj, 24 vjeç nga Shqipëria. Ai ishte rrethuar në një zonë jo shumë larg vendit të arratisjes.

gentian_vrushaj.jpg

Sipas medieve, Vrushaj është kapur i fshehur në një dollap rrobash, pasi e kishte marrë vesh se po rrethohej nga policia. Ditën e martë tre shqiptarët u arratisën në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Ata u hodhën nga dritarja qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat. Të burgosurit guxuan duke u hedhur nga 10 metra lartësi. Tre shqiptarët të dënuar për vjedhje dhe hyrje me forcë në shtëpi, ishin arrestuar më 13 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779