INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe partisë BESA

Arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe partisë BESA

Publikuar më: 17:36 11-01-2019

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami para pak minutave kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar një kompromis për të tejkaluar ngërçin e krijuar në kuvend prej tre ditësh.
Sipas informacioneve që media maqedonase INA ka siguruar nga burime qeveritare theksohet se është pranuar si kompromis amendamenti i Lëvizjes BESA. Në këtë amendament parashikohet që në dokumentet personale të pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare të shkruhet emërtimi i Maqedonisë, dhe jo formulimi maqedonas, ashtu siç është me marrëveshjen e Prespës, ku tek pjesa e shtetësisë është përcaktuar formulimi: maqedonas/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria dhe Lëvizja BESA përmes një komunikate të përbashkët do të bëjnë të ditur detajet e marrëveshjes së arritur. Me këtë marrëveshje sigurohen votat e nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0080218315124512
    array(1) { ["section"]=> string(53) "arrihet-marreveshja-mes-zaevit-dhe-partise-besa-84152" }