INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet pakti PD e PS për Integrimin e Shqipërisë në BE

Arrihet pakti PD e PS për Integrimin e Shqipërisë në BE

Publikuar më: 15:15 13-02-2018

Ka përfunduar me një rezultat shumë pozitiv për vendin takimi i 12 i Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Në përfundim Taulant Balla lajmëroi se pozitive ishte që opozita dhe shumica arritën në një rezolutë të përbashkët, edhe pse demokratët dorëzuar 9 amendamente nga çështja Tahiri e deri tek ajo e blerjes së votës.
Taulant Balla:
“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”.
Por gjatë diskutimeve në ditën e dytë të punimeve çështja e drogës dhe e korrupsionit kanë qenë në fokus të diskutimeve. Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet optimist se Komisioni Europian do të propozojë çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Eduard Kukan:
"Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk ka dyshim që Komisini do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aprovojë por Këshilli e merr vendimin. Dhe siç është thënë, çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimmarrje. Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë. Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete. Mbase është pak me vonesë dhe ju duhet të kishit filluar me këto negociata. Unë gjithnjë kam thënë që pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë.
Korrupsioni problem në Shqipëri
Ndërsa Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei, ishte e ashpër ndaj shumicës sa i përket çështjes së korrupsionit.
Monica Macovei:
Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni. Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera.
Opozita ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë për nivelin e lartë të korrupsionit si dhe çështjen e drogës në drejtim të kryeministrit.

 

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00449991226196
    array(1) { ["section"]=> string(61) "arrihet-pakti-pd-e-ps-per-integrimin-e-shqiperise-ne-be-50212" }