INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyet pse nuk po ecën marrëdhënia juaj në çift

Arsyet pse nuk po ecën marrëdhënia juaj në çift

Publikuar më: 17:58 30-07-2017

Nuk ka si dashuria. Megjithatë, ka disa gabime që tundin themelet e një marrëdhënieje, të cilën deri pak më parë e konsideronit të shëndoshë.

Nëse këto gabime ndodhin në mënyrë të përsëritur atëherë duhet të shqetësoheni. Këtu janë 5 gabime, të cilat mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj:

Gënjeshtra është e pashmangshme për njerëzit, madje mund të themi qartë se është pjesë e natyrës njerëzore. Gënjeshtra të vogla të bardha ndonjëherë edhe pranohen, pasi përdoren për të shmangur argumentet dhe situatat e këqija. Megjithatë, të gënjyerit vazhdimisht rreth çështjeve të rëndësishme është një problem madhor në një marrëdhënie. Herët apo vonë, partneri juaj do të humbasë besimin dhe kur besimi të jetë zhdukur atëherë ditët e mira kanë marrë fund. Të jetosh me dyshime është rraskapitëse dhe nuk do të duhet shumë kohë para se marrëdhënia të shënojë fundin e saj.

Moskomunikimi: Komunikimi është një nga çelësat më të rëndësishëm të një marrëdhënieje të suksesshme. Nëse jeni gjithnjë e më shumë duke i mbajtur për vete mendimet dhe ndjenjat, madje edhe zemërimin, ajo që do të arrini është të shkatërroni gjithçka. Nëse jeni i mërzitur me partnerin, rrëfejani atij këtë dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin rreth një zgjidhjeje të përbashkët. Nëse e dashuroni, shfaqeni sepse pala tjetër do ta vlerësojë gjestin. Tregojini partnerit rreth ditës suaj, si e keni kaluar dhe sigurohuni që edhe ai t’ju rrëfejë. Në këtë mënyrë do të jeni pjesë e rutinës së njëri-tjetrit dhe kjo gjë do ta forcojë lidhjen tuaj.

Mungesa e intimitetit: Pa marrë parasysh sesa mirë mund të kalojë një çift, nëse ata nuk kanë intimitet, marrëdhënia e tyre, në një moment, nuk do të ketë më kuptim. Intimiteti fizik dhe emocional kanë të njëjtën peshë në një marrëdhënie, sepse përfaqësojnë siguri kur gjërat marrin për keq. Mbajtja e dorës, puthjet e nxehta, seksi, të kuptuarit se çfarë tjetri mendon, e bëjnë partnerin të ndihet i denjë dhe i dashuruar.
Duke mos qenë mik me partnerin: Të qenit mik në çdo situatë është ajo çfarë e mban një çift të bashkuar. Miqtë qeshin dhe qajnë së bashku, i tregojnë sekrete njëri-tjetrit duke e bërë jetën më të lehtë. Nëse nuk e bën për të qeshur, nëse nuk e argëton, atëherë jeni patjetër me personin e gabuar.

Sakrifica: Një marrëdhënie e mirë kërkon kompromis mbi disa çështje. Megjithatë, nëse dikush është gjithmonë duke sakrifikuar për tjetrin, lidhja bëhet e padrejtë dhe jo e barabartë dhe të dyja palët nuk do të ndihen mirë. Disa gjëra janë të negociueshme, ndërsa të tjerat jo. Partneri juaj mund të ndiejë se ka pushtet mbi ju dhe se mund të bëjë çfarë të dojë, edhe pse kjo mund të ndikojë negativisht te ju. Herët apo vonë do të ndodheni në një situatë të mjerueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904