INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Dade kritikon kongresin e Partisë Socialiste: ‘’Çudi që nuk më ftoi njeri’’

Arta Dade kritikon kongresin e Partisë Socialiste: ‘’Çudi që nuk më ftoi njeri’’

Publikuar më: 16:47 24-03-2019

Arta Dade, një nga emrat më në zë në Partinë Socialiste, funksionare e lartë drejtuese dhe ish-ministre e kësaj force politike, tha sot për neësbomb.al se nuk ka qenë prezente në kongresin e Partisë Socialiste, kongres i radhës së kësaj force politike.

Ka disa pikëpyetje për mënyrën sesi u zhvillua kongresi dhe thirrja e delegatëve në kongres.

“S’më ka ftuar njeri, ndaj nuk isha në kongres. Unë në 2017 kam qenë delegate e Kolonjës, pra kam qenë në kongresin e 2017. Nuk di tani nëse janë bërë zgjedhje të reja të delegatëve të kongresit. Normalisht, nga organizimi nuk më ka marrë askush në telefon për të më treguar për të marrë mandatin. Unë nuk di të jenë bërë zgjedhje të reja për delegatë të rinj” tha zonja Dade në linjë telefonike për neësbomb.al.

Për më tepër lexoni në https://www.newsbomb.al/arta-dade-shperthen-per-kongresin-e-ps-cudi-nuk-me-ftoi-njeri-mban-mandatin-e-delegates-se-kolonjes-157671

 

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463