INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As veten, as Fifin, as Rinën! Zbuloni kë quan ''mbretëreshë'' të muzikës Tayna [FOTO]

As veten, as Fifin, as Rinën! Zbuloni kë quan ''mbretëreshë'' të muzikës Tayna [FOTO]

Publikuar më: 18:57 24-09-2018

Tayna është pa asnjë dyshim sensacioni më ri në muzikën shqiptare. Reperja e njohur po korr sukses të madh dhe mori një famë të jashtëzakonshme falë talentit të saj. Këngët e Tayna-s janë shndërruar në refrenin e preferuar të shumë prej nesh. Siç dihet tashmë ajo ka nxitur një “luftë” me reperet e reja si Fifi dhe Rina.

Është përfolur gjatë se ato po i dedikojnë tekste muzikore njëra-tjetrës. Tayna është kritikuar disa herë që e quan veten "mbretëreshë" apo "mami". Në të vërtetë, ajo ka një tjetër artiste të preferuar që e quan të tillë.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram ku ka veshur një bluzë me ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

“Detect the legend Queen Nexhmije (Gjejeni legjendën, mbretëresha Nexhmije)", shkruajti Tayna në foton ku dukej shumë seksi.

dct.png

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977