INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji Minierave merr vendimin drastik! Bojkot pa afat nëse nuk...

Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji Minierave merr vendimin drastik! Bojkot pa afat nëse nuk...

Publikuar më: 22:41 22-01-2019

Ditët e fundit është parë që disa universitete kanë vazhduar normalisht mësimin, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë ngujimin dhe bojkotin.

Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave ka dalë me një vendim në lidhje me këtë situatë përsa i përket ecurisë në degën e tyre.

Ata paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë.

Në një deklaratë për mediat, kjo Asamble mbështet protestën e studentëve dhe kërkon shfuqizim të ligjit për Arsimin e Lartë. “Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve”, saktësohet në njoftim.

 

 


Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828