INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asfiksimi i nxënësve në Shupenzë, MAS: Në fundjavë, kontroll sistemit të ngrohjes në të gjitha shkollat

Asfiksimi i nxënësve në Shupenzë, MAS: Në fundjavë, kontroll sistemit të ngrohjes në të gjitha shkollat

Publikuar më: 19:16 17-11-2017

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e shkollave dhe drejtoritë arsimore në qarqe që në fundjavë të kontrollojnë sistemet e ngrohjes së ambienteve mësimore, duk  marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shupenzë të Dibrës.

Këtë të premte në shkollën Rifat Manjani në Shupenzë 60 nxënës u asfiksuan si pasojë e kaldajës e cila po testohej.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orës së dytë të mësimit, kur nga kaldaja doli tym, e për pasojë 60 nxënës mbetën të asfiksuar.

Një nxënës dhe një mësuese e shkolles u transportuan për në Tiranë për një mjekim të specializuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037322044372559