INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgardia, kombi i parë hapësinor, italianët dhe francezë gati valixhet [VIDEO]

Asgardia, kombi i parë hapësinor, italianët dhe francezë gati valixhet [VIDEO]

Publikuar më: 15:12 23-11-2017

Me sa duket jemi shumë të lodhur nga planeti Tokë dhe duam të eksplorojmë në hapësirë.

Më shumë se 25000 njerëz nga shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë firmosur për të qënë qytetarët e parë të kombit të parë hapësinor të quajtur Asgardia.

I ashtuquajturi kombi virtual u themelua në tetor të viti 2016 nga shkencëtari rus Igor Ashurbyeli.

Ky komb mund të popullohet nga më shumë se 143.000 njerëz. Por si shpjegohet fjala Asgardia. Ajo ka marrë emrin nga një qytet mitologjik dhe cilësohet si një projekt global unifikues dhe shumë humanitar.

Parimet themeluese të tij përfshijnë  sigurimin e përdorimit paqësor  të hapësirës dhe mbrojtjen e planetit Tokë.

Në muajin tetor u lançua sateliti “Asgardia 1”, që çoi të dhënat e qytetarëve të tij në hapësirë, si dhe flamurin dixhital, Kushtetutën dhe emblemën.

SHBA, Turqia dhe Kina kryesojnë listën e vendeve, banorët e të cilëve kanë përfituar nga shtetësia e lire por edhe  dhjetëra europianë kanë zgjedhur po ashtu të regjistrohen.Sipas të dhënave në faqen e internetit të Asgardias, njerëz nga çdo shtet në Bashkimin Europian janë pranuar si qytetarë të kombit hapësinor.

Italia ka numrin më të madh të asgardianëve, me rreth 7.000, ndërsa Britania e Madhe ka afro 5.000 qytetarë.Kushdo mbi moshën 18 vjeç, me një adresë “e-mail”-i mund t’i bashkohet Asgardias, me kusht që ata të pranojnë t’i binden Kushtetutës së saj.

Për momentin, ata do t’i mbajnë këmbët fort mbi planetin Tokë, por Asgardia shpreson të krijojë platforma banimi në orbitën e poshtme të Tokës, në të ardhmen.Objektiv kryesor i Asgardias është njohja nga Kombet e Bashkuara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723