INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Autori i vrasjes në Kamëz ''zbërthehet" para hetuesve. Trondit dhe më shumë me dëshminë e tij...[VIDEO]

Publikuar më: 11:30 27-04-2018

Policia ka arrestuar autorët e vrasjes së Agim Bucit, që ndodhi dy ditë më parë në Kamëz. Ai që kishte armën dhe shkrepi atë me sa duket nën presionin e togave të zeza ka mundur të tregojë me detaje se si e kreu vrasjen. Sipas dëshmisë së tij nuk e kishte plan të vriste askënd po vetëm të merrnin paratë dhe meqë viktima i trembi me thikën u detyrua të përdorte pistoletën.
“Pistoleten e kishim për të trembur ata të dyqanit, që të na jepnin lekët. Nuk donim të vrisnim asnjë njeri, por patëm frike se na kapi dhe qëlluam”, tha autori i krimit. Madje ai ka treguar dhe vendin ku ka hedhur pistoletën, nën trysninë e frikës se mos pikasej nga policia dhe kjo e fundit e ka gjetur afrë një zone tek lumi i Tiranës. Vrasësi është Vladimir Kurti një 28-vjeçar, nga Burreli, që njihet si hajdut, pasi ka dhe precedentë të mëparshëm penal dhe ka qënë i dënuar në 2010 me 5 vite burg. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ruzhdi Hoda është mik i tij dhe ky nga Burreli. Po të dy aktualisht banojnë në Kamëz.
Policia mes të ndaluarve arriti të identifikojë në kohë dy nga autorët e dyshuar duke iu referuar karakteristikave që shfaqeshin në pamjet e kamerave të sigurisë së marketit ku ndodhi ngjarja dhe organet hetimore po vijonë të marrin në pyetje autorët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029630661010742