INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit

Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit

Publikuar më: 10:36 26-02-2018

Nga Lira Gjika

Çdo njeri edhe ai më i padituri ka një dëshirë ëndër, që kur të flasë, të gjithë ta dëgjojnë dhe ti binden. Ti binden, jo nga frika, por nga fuqia që buron nga fjala e tij. Kjo veti kaq e dëshiruar, quhet autoritet. Autoriteti ka atë veti, që shmang frikën dhe vë në lëvizje mekanizmat e respektit, te bindjes dhe të tolerancës. Autoriteti është karakteristikë e njeriut qytetar, e njeriut të mënçur. Për autoritetin e të rriturit ka nevojë si ajrin, fëmija dhe sidomos adoleshenti, pasi i rrituri është modeli dhe vlera për jetën dhe të ardhmen e tij

Autoriteti i të rriturit ndaj adoleshentit duhet të bazohet vetem tek fjala dhe tek toleranca e te rritur. I rrituri nuk duhet të përdorë apo të abuzojë me fuqinë, që i jep mosha dhe pozicioni, atëherë nuk bëhet fjalë për autoritet, por është pushtet. Për fat, autoriteti dhe pushteti shpesh here nuk dallohen nga njeri tjetri, pro prindi, një baba apo nënë dhe një mësues (si mashkull ashtu edhe femër) e ka për detyrë ta njoh dhe ta dallojë diferencën. Në të kundërt, do të humbasë besimin e adoleshentit dhe keshtu, do të bëhen të huaj. Të bërit të huaj aktivizon “murret e heshtjes”, që janë aty në hije të cdo shpirti njerzor. Ato hynë menjëherë në veprim dhe gjithshka bëhet shumë e vështirë, duke filluar nga komunikimi. Autoriteti i të rritur është i domosdoshëm për realizimin e vetëdijes, tek adoleshenti. Fjala e të rriturit është si një “litar shpëtimi” për tu ngjitur nga abisi i errët i padijes, që vjen nga te qenit i parritur. Fëmija në përgjithësi dhe adoleshenti në vecanti, kanë nevojë për autoritetin për të kuptuar fuqinë e fjalës dhe çdo të thotë i rritur. Nëse të rriturit nuk arrijnë tu trasmetojnë këtë vlerë autentike të njeriut, atëherë do të sundojë konfuzioni dhe mosbesimi te fjala si veti vetëm e njeriut dhe autoriteti do të mbetet vetëm një dëshirë e paaritshme.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0025639533996582