INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Avengers: Infinity War' nuk është më mbret. Kush film ja ka thyer rekordin e fitimeve?

'Avengers: Infinity War' nuk është më mbret. Kush film ja ka thyer rekordin e fitimeve?

Publikuar më: 17:32 21-05-2018

Titani i pandalueshëm i Marvel ka zbritur nga froni për t’i lënë vendin një tjetër filmi të të njejtit univers cinematik.

Deadpool 2 e zhvendosi filmin nga vendi i parë duke arritur kështu shifrën e 125 milionë dollarëve fitime DERI TANI në SHBA.

Mbas Black Panther dhe Avengers: Infinity War, Deadpool 2 është e treat premierë që shkëlqeu në ekranin e madh, duke bërë kështu konkurrentin e vetëm të Marvel vetveten.

Por me daljen e Solo: A Star Wars Story në fund të muajit, asnjëherë nuk i dihet dhe presim të shohim rezultatet.

Fitimet deri në këtë moment, tregojnë se suksesi i françizës nuk u mbyll vetëm me filmin e parë.

Gjithashtu, është premiera më e madhe internacionale e të gjitha kohërave e FOX. Të mendosh se ky rezultat, llogaritet pa ndihmën e Kinës ku filmi akoma nuk është lançuar.

Deadpool 2 flet për përballjen e anti-heroit tonë (Ryan Reynolds) me personazhin mutant i cili udhëton në kohë të luajtur nga Josh Brolin, Cable.

Cable ka një krah metali dhe një dëshirë të madhe për kaos dhe është në gjueti për kokën e një mutanteje të re me aftësi për të kontrolluar zjarrin.

Jeni ende në kohë për t’i parë dhe Avengers edhe Deadpool 2 në Kinema Millennium edhe Cineplexx.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064