INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Avokatët varin xhaketat në kangjella, vijon bojkoti pas vrasjes së Ravik Gurrës

Avokatët varin xhaketat në kangjella, vijon bojkoti pas vrasjes së Ravik Gurrës

Publikuar më: 10:01 27-03-2019

Dhoma Rajonale e Avokatisë Lushnje i është bashkuar kërkesës për bojkot kombëtar të seancave gjyqësore. Ata kanë varur xhaketat e profesionit në kangjella, si reagim pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në Elbasan.

Avokatët kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel.dhe në shenjë simbolike kanë varur në kangjella veshjet e tyre.
Ravik Gurra u vra më 22 mars në mes të qytetit të Elbasanit, dhe dyshohet se një nga pistat e vrasjes së tij ishte për shkak të detyrës.

Viktima ishte avokat i çështjes Shullazi si dhe ka ndjekur cështjen e Capajve në Elbasan, grupit Hakmarrja për drejtësi etj.

Protesta nga avokatët ka filluar disa ditë më parë në Elbasan dhe më pas në Korçë ku avokatët kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore. Ata kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033190250396729