INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Baku, Meta e cilëson Agollin ambasadorin më të mirë, futbollisti e suprizon

Baku, Meta e cilëson Agollin ambasadorin më të mirë, futbollisti e suprizon

Publikuar më: 12:43 17-03-2018

Presidenti Meta këtë fundjavë ndodhet në Baku të Azerbajxhanit në kuadër të Forumit Global për rajonin e Ballkanit.

Gjatë vizitës kreu i shtetit është takuar edhe me kapitenin e kombëtares sonë Ansi Agolli.

Në një postim në rrjetin social facebook Meta e cilëson futbollistin si ambasadorin tonë më të mirë që në Baku e duan të gjithë deri edhe vete presidenti Aliyev.

Kujtomë se Agolli luan në skuadrën Karabakut kampione e Baku-së. Edhe futbollisti i ka dhuruar kreu të shtetit një fanellë me numrin 1 dhe mbiemrin Meta.

Postimi

Gjatë vizitës sime në Baku të Azerbajxhanit, s'mund të rrija pa takuar kapitenin e kombëtares tonë Ansi Agolli, njëherësh kapiten i ekipit kampion të Karabakut të Baku-së. Ansi është ambasadori ynë më i mirë, që e duan të gjithë që nga qytetari i thjeshtë, deri tek Presidenti Aliyev!

meta.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0029299259185791