INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla: Basha pastroi para duke paguar 1 milion dollar për të nxirë Shqipërinë. Rrezikon burgun

Balla: Basha pastroi para duke paguar 1 milion dollar për të nxirë Shqipërinë. Rrezikon burgun

Publikuar më: 10:56 30-11-2017

Partia Socialiste e ka ngritur dhe në Kuvend akuzën drejt opozitës se PD ka pastruar para duke paguar 1 milion dollarë në SHBA duke përdorur llogari off shorë. Kreu i grupit kuvendor socialist Taulant Balla i ka kërkuar llogari Lulzim Bashës duke e paralajmëruar se për vepra të tilla penale ai rrezikon burgun. Ndërkohë që të hënën socialistët lajmëruan se do të dorëzojnë në Prokurori një kallëzim penal ndaj kreut të PD.
Taulant Balla:
“Ti Lulzim Basha duhet tu thuash shqiptarëve se ku i ke gjetur 1 milionë dollar për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur me Bashën. Ky fond është regjistruar në një ishull off shore për të fshehur lidhjet me Bashën. Ky po i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e parave. Sot është dita të dalësh këtu dhe të sqarosh ku i ke gjetur 1 milionë USD për të nxirë Shqipërinë, përmes kujt i ke çuar këto para në një ishull off shore për ti ikur radarëve të ligjit. Ne do paraqesim të hënën kallëzim penal për Bashën si i akuzuar për këtë skemë mashtrimi financiar me vulën e Partisë Demokratike”.

Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332