INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sjell faktet. Në Shqipëri sundon varfëria dhe papunësia

Basha sjell faktet. Në Shqipëri sundon varfëria dhe papunësia

Publikuar më: 13:33 20-03-2018

Nëpërmjet një video, ku janë paraqitur shifrat konkrete mbi varfërinë dhe papunësinë Kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se ky është realiteti në vendin tonë. Duke përdorur të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Basha thotë se tregon me fakte se në vendin tonë nuk ka punë. Kreu i opozitës ka publikuar shifrat zyrtare të familjeve në ndihmë ekonomike, të përjashtuarve nga ndihma dhe vendeve të punës që ofrojnë zyrat e punës.
Njoftimi i PD:
Kryetari i PD, Lulzim Basha tregon me fakte se në Shqipëri nuk ka punë. Ai publikoi shifrat zyrtare të familjeve në ndihmë ekonomike, të përjashtuarve nga ndihma dhe vendeve të punës që ofrojnë zyrat e punës. Të dhënat për vendet e punës u morën pasditen e 19 marsit në websiten e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i promovuar nga qeveria si vendi ku njerëzit duhet të kërkojnë për vende pune. Kryeministri Rama tha dje se do të përjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se punë nuk ka.

Article Logic
Execution time: 0.0031909942626953