INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha dhe Salianji sot përballë Prokurorisë

Basha dhe Salianji sot përballë Prokurorisë

Publikuar më: 09:51 12-10-2018

Opozita sot përballë drejtësisë këtë të premte. Deputeti i PD, Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurori ku do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja. Po ashtu ai do të pyetet dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për çështjen, “Babalaja”.
Ndërkohë në orën 12:00 është thirrur në Prokurori kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mësohet se kreu i opozitës është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështje të ndryshme. Basha është thirrur pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705