INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve'', Jozefina Topalli bën një deklaratë të fortë kundër Bashës

''Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve'', Jozefina Topalli bën një deklaratë të fortë kundër Bashës

Publikuar më: 16:41 16-01-2018

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë të fortë kundër kreut të PD, ajo u shpreh se vendi aktualisht është pa qeveri dhe opozitë. Ndërsa sipas saj, Basha dhe Rama, vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit.

“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë. Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mborjtjen e të drejtave të njeriut”, është shprehur Jozefina Topalli.

Article Logic
Execution time: 0.0029501914978027