INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet djalit të deputetit: Para se të bëhej përdhunues, Rexhepi ishte…

Basha i përgjigjet djalit të deputetit: Para se të bëhej përdhunues, Rexhepi ishte…

Publikuar më: 17:33 02-10-2018

Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Krujës, ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Rexhep Rrahja i arrestuar për dhunimin e Xhisiela Malokut, nuk komentoi ngjarjen që fsheh shumë mistere, por pati një mesazh të drejtpërdrejtë politik për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”, deklaroi Rexhep Rraja për gazetarët, teksa dilte nga gjykata, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pak orë pas komentit të djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, kreu i PD i është përgjigjur atij me një reagim në rrjetin social Facebook.

Kryefjala mbeten sërish zgjedhjet, teksa Basha shkruan se “para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh”.

“Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi”, thotë Basha,

Më tej krye demokrati shton se “ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit, ndaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet”.

Sipas Bashës, “Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh”.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545