INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Kjo qeveri ka rënë, ne hyjmë në zgjedhje vetëm nëse...

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Kjo qeveri ka rënë, ne hyjmë në zgjedhje vetëm nëse...

Publikuar më: 18:53 18-04-2019

Ftesës së Ramës, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur ti përgjigjet në përfundim të mbledhjes së Kryesisë.

Basha u shpreh sërish se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore vetëm kur të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por kryedemokrati shtoi se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm për t’i hapur rrugë dialogut mes opozitës dhe qeverisë.

I pyetur nëse do të ushtrohet dhunë për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, Basha nuk pranoi të komentojë.
“Sot çdo shqiptar e ka kuptuar që kjo qeveri ka rënë moralisht, penalisht dhe ndërkombëtarisht. Kryeministri më i paaftë, më i korruptuar i Ballkanit, çdo kush e ka kuptuar që me të nuk vazhdohet më. Kushti i parë është largimi i tij. Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, ne do të shpalosim propozimet tona për qeverinë tranzitore.

Do të kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi të gjitha detajet. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka dialog. Një organizatë kriminale ka zaptuar sot drejtësinë, kupolën e shtetit dhe një nga partitë, PS-në. Parakusht i parakushteve për dialog është largimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043