INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha jep mesazhet e fundit për protestën: Mos harroni, pas gardhit të policëve është kryehajduti

Basha jep mesazhet e fundit për protestën: Mos harroni, pas gardhit të policëve është kryehajduti

Publikuar më: 12:58 13-02-2019

Për kryetarin e Partisë Demokratrike, Lulzim Basha 16 shkurti do të jetë referendumi më i madh që do i jap fund qeverisë së Edi Ramës. Në takim me qytetarët e Burrelit, kryedemokrati i tërhoqi vëmendjen qytetarëve se të shtunën do të protestohet kundër Edi Ramës, që e konsideroi dhe si hajdut të parave të shqiptarëve. 

“Merrni në dorë fatin tuaj dhe çlironi institucionet e kapura. Kjo do të ndodhte kudo në botë. Të shtunën, mos harroni në anën tjetër të gardhit të policëve të keqpaguar, të keqtrajtuar është hajduti, është kryehajduti që është kapur duke vjedhur paratë tuaja. Dhe në anën tjetër është shumica dërmuese e popullit shqiptar që është vjedhur nga kjo qeveri”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve bëri thirrje për pjesëmarrje masave për të treguar fuqi mbi qeverinë e parlamentin.
“Të shtunën, bota e ka kuptuar dhe do e shoh ku e ka katandisur shtetin Edi Rama, një shtet i kapur i cili vetëm mbron hajdutët e kapur duke vjedhur. Ndaj bashkimi i 16 shkurit ka fuqi mbi qeverinë e parlamentin, është një bashkim europian e kushtetues për t’i dhënë fundi një herë e mirë këtij sistemi”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328