Ndërsa hyri në selinë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një mesazh për mediat. Ai tha se sot digjen mandatet, ndërsa theksoi se Parlamenti ka rënë.
"Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria për sot, është larguar. Parlamenti sot ka rënë”, tha Basha.
“Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto të dy ngjarje të rëndësishme sot, mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite po të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”, vijoi Basha.