INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Opozita e bashkuar në protestë kundër puçit të Ramës [VIDEO]

Basha: Opozita e bashkuar në protestë kundër puçit të Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 18:46 17-12-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët, tha për gazetarët se nesër opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë do të protestojnë për të mbrojtur kushtetutën dhe reformën në drejtësi. Protesta do të zhvillohet brenda godinës së Kuvendit por edhe jashtë saj. Lideri i opozitës paralajmëroj kryeministrin Rama se do të përballet me pasoja shumë të rënda nëse do të çojë deri në fund pucin e tij Kushtetues.
‘Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta dhunohet. Prandaj duhet të bashkohemi për të treguar se ky popull ka opozitën. Nëse nesër Rama do të çojë puçin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se do të përballet me një kosto shumë të rëndë. Ai nuk mund të kapë reformën në Drejtësi. Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit’, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561