INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha paralajmëron: Do publikohen dokumente që vërtetojnë se projekti i Unazës së Re...

Basha paralajmëron: Do publikohen dokumente që vërtetojnë se projekti i Unazës së Re...

Publikuar më: 18:27 18-12-2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të publikohen dokumente që vërtetojnë se projekti i Unazës së Re ndryshoi qëllimisht për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe nga eksponentë të krimit.

Basha tha se dokumentet provojnë që projekti ndryshoi për t’i dhënë leje ndërtimi Edmond Begos.

Bego është akuzuar edhe më parë nga opozita si person me të shkuar kriminale që ka përfituar miliona euro tendera në zonën elektorale të mikut të tij, deputetit Taulant Balla.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nesër opozita do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere, jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë këtu 40 milion euro, por së bashku me kriminelë do ndërtojnë këtu pallate shumëkatëshe.

Nesër do publikojmë dokumente se si qeveria ndryshoi projektin për t’i dhënë leje një krimineli të dënuar me 20 vite burg për trafik droge, për të ndërtuar pallate. Edmond Bego është njeriu që ka marrë miliona euro në zonën elektorale të Taulant Ballës, edhe pse i dënuar, ka udhëtuar me të 57 herë jashtë shtetit. Banesat e këtyre vogëlushëve këtu do të prisheshin për të ndërtuar pallate shumëkatëshe dhe për kaparin e qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.002824068069458