INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për largimin e Xhafajt: Nuk pati guxim të arrestonte ...

Basha për largimin e Xhafajt: Nuk pati guxim të arrestonte ...

Publikuar më: 12:10 28-10-2018

Kreu i PD, Lulzim Basha komenton sërish dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Sipas tij arsye se përse Xhafaj u largua ishte mos arrestimi i kreut të Bashkisë së Durrësit. Këto deklarata kreu i opozitës i bëri nga Manza e Durrësit ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët.
Lulzim Basha
Zhvillimet e 24 orëve të fundit kanë nxjerr në pah se pse kjo. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zë Rrumit. Rrumi e ka ky këtu? Kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit, VANGJUSH Dakos e për bandat e tjera të Durrësit e Sijakut nuk të bie ndër mend për njerëzit e thjeshtë për hallexhinjtë e për të tjerët. Një qeveri e dal nga krimi dhe jo nga votat e qytetarëve. Ky është problemi i të gjitha problemeve i cili ka shpërthyer si kurrë më parë nga skandali i ditëve të fundit. Largimi i tij ndryshe nga sa përpiqet ta shes propaganda e rilindjes është rezultat i vetëm një faktori. Betejës dhe luftës pa kompromis të opozitës.
Fatmir Xhafaj i cili u largua i shkatërruar, e ka një arsye pse u largua, e ka mbytur media me lloji justifikimesh dhe barsoletash
Në fillim u tallën pastaj na akuzuan..Nuk pati guxim të arrestonte Vangjush Dakon, nuk pati më asnjë lloji justifikimi.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652