INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, ‘Rama e di, zgjedhje falco pa opozitën nuk ka për të pasur’

Basha, ‘Rama e di, zgjedhje falco pa opozitën nuk ka për të pasur’

Publikuar më: 12:17 12-04-2019

Kryeministri Edi Rama disa herë ka deklaruar se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje, edhe nëse partitë opozitare nuk do të futen. Por për kryedemokratin, Lulzim Basha, ky është një mashtrim. Edhe pse PD nuk ka hedhur asnj hap drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Basha tha se edhe Rama e di që nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje, palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik””, tha Basha. 
Në takim me mbështetës të PD-së në Fier, Basha tregoi studime e rezultatet që nxjerrin Partinë Demokratike forcën politike me mbështetje më të madhe nga shqiptarët.
“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik”, deklaroi kryedemokrati. 
Gjatë kësaj jave Lulzim Basha ka qenë në disa qytete të vendit për të bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, që do të nis nga ora 18:00 tek Kryeministria.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887