INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon pas PROTESTËS: Lexova mesazhin tuaj, djegim mandatet parlamentare

Basha reagon pas PROTESTËS: Lexova mesazhin tuaj, djegim mandatet parlamentare

Publikuar më: 14:50 17-02-2019

Në një dalje për mediet Kryedemokrati Lulzim Basha ka falënderuar sot të gjithë ata që morën pjesë në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha gjithashtu se do i propozojë grupit parlamentar djegien e mandatave të deputetëve si një mesazh i qartë i ardhur dje nga protesta e opozitës.

“Ju kërkoni dhe prisni që ne t’i prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjitha rrugët institucionale por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët, për ballë kemi një bandë.

Duke iu falënderuar për besimin e demonstruar dje ju siguroj se kam dëgjuar dhe kuptuar mesazhin tuaj. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. ne nuk do vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti.

Ndaj unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi kreu i PD.

Article Logic
Execution time: 0.0030088424682617