INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha shkon me 3 vendime në Kryesinë e PD: Do të regjistrohemi në zgjedhje vetëm pasi të jenë...

Basha shkon me 3 vendime në Kryesinë e PD: Do të regjistrohemi në zgjedhje vetëm pasi të jenë...

Publikuar më: 12:46 18-04-2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mesditën e sotme mbledhje me ish-deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PD-së ku u diskutua mbi datën e protestës së radhës dhe mënyrën si do të zhvillohet aksioni kundër qeverisë.

Basha i propozoi Kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

2. Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

Vendimet e Kryesisë do ti komunikohen edhe Këshillit Kombëtar që mblidhet në orën 17:00.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932