INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Basha si patericë e Ramës”. Igli Cara akuza të ashpra liderit demokrat [VIDEO]

Publikuar më: 17:55 22-09-2017


“Lideri, e theksoj lideri dhe jo Partia Demokratike është patericë e zotit Rama”. Kjo është ndoshta akuza më e rëndë që i është drejtuar kreut të partisë demokratike Lulzim Basha nga radhët e demokratëve që prej ardhjes në krye të partisë. Ish-deputeti Igli Cara, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për IN Tv jep arsyet se përse ka këtë akuzë për kreun selisë blu.
Igli Cara
Me lëvizjet që bëri, që tek marrëveshja dhe më mbrapa, zoti Basha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar zotin Rama, që të shtojë pushtetin e tij, që të ketë një pushtet absolut.
Por e gjithë kjo është pjesë e një pazari politik thotë ish deputeti demokrat Igli cara, në të cilin Lulzim bashën e sheh të “përlyer”.
Igli Cara
Zoti Basha ka qenë pjesë e një pazari të pisët, që zoti Rama është sot kryeministër
Lideri historik i demokratëve reagoi mbi gjithë zhvillimet në PD, por Igli Cara thotë se këto qëndrime janë shumë të vonuara.
Igli Cara
Lideri historik bëri një rezume, por dua të them që lideri historik, ndoshta mirë do të ishtë që të kishte dalë para zgjedhjeve brenda partisë.
Ish-deputeti i Durrësit, i cili njihet edhe si miku i të ndjerit Olldashi, thotë se kjo sjellje e kreut të demokratëve Lulzim Basha ka një tjetër arsye.
Igli Cara
Zoti Basha është kryetar i një partie të dhuruar, të cilën fatkeqësisht e ka trajtuar si një lodër të dhuruar.
Për Igli Carën ne këtë dhuratë një rol vendimtar ka pasur dhe lideri historik i demokratë, kur në mes të garës për zgjedhjen për kryetar partie ndryshoi rregullat e lojës.
“Rregullat e lojës u ndryshuan dhe u ndihmua zoti Basha”-thotë Cara.

Article Logic
Execution time: 0.004263162612915