INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sulmon Ramën: Propaganda i ka ndezur motorët, shpifje e përbaltje

Basha sulmon Ramën: Propaganda i ka ndezur motorët, shpifje e përbaltje

Publikuar më: 16:52 25-09-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama, se ka nisur një fushatë shpifje dhe përbaltje ndaj tij. Sipas Bashës, propaganda e kreut të qeverisë ka ndezur të gjithë motorët duke përdorur ata që ai i quan “shërbëtorë e mercenarë”. “Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve”, shkruan lideri demokrat në Twitter. Reagimi i Bashës vjen pasi Partia Socialiste foli për afera të familjarëve të Bashës ndërsa akuzoi kreun e opozitës se po mashtronte opinionin publik.

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542