INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, Xhafaj levë që po bën presion

Basha, Xhafaj levë që po bën presion

Publikuar më: 11:14 20-10-2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur akuza kundrejt Fatmir Xhafajt, pasi ai mbështeti Tahirin dhe “sulmoi” prokurorinë. Basha tha se Xhafaj vetë është në konflikt interesi të hapur për shkak të vëllait të tij trafikant kokaine në Itali dhe se duhet të largohet nga posti bashkë me Kryeministrin Edi Rama si pjesë e kupolës politike mafioze.  
Sipas kreut të demokratëve, Xhafaj është një nga levat që Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë me qëllim që Tahiri t'ja hedhë me sa më pak kosto dhe që Rama të fshehë lidhjet direkte me trafikun e drogës.
“Thirrja ime ndaj Ramës dhe Xhafës është të largohen dhe të japin dorëheqjen si e vetmja rrugë që vendos drejtësi. Këta janë të zhytyr në krim, këta janë të kapur nga krimi dhe të përdorur nga krimi. Kanë marrë miliona euro për fushata dhe i kanë vënë në dispozicion krimit, porte, aeroporte, qendra operative të radarëve. Asgjë nuk do të ndryshojë pa ndryshuar këtë kupolë mafioze.  Ky do të vazhdojë të jetë një narkoshtet. Thirrja ime është për largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra për t’i hapur rrugën vënies para drejtësisë së peshqve të mëdhenj,” përfundoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094