INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Batutat në Parlament, Rama-Gjuzit: Naltmadhnia e tij, mos më ndërprit

Batutat në Parlament, Rama-Gjuzit: Naltmadhnia e tij, mos më ndërprit

Publikuar më: 11:40 30-05-2019

Kryeministri Rama, ka shkëmbyer batuta në distancë në Parlament, teksa i është drejtuar deputetit Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit, ndërsa po fliste në foltore, Rama nisi të buzëqeshë dhe tha: “Për ata që nuk kanë zërin e sallës, kam nderin të ndërpritem nga lartmadhëria e tij Kujtim Gjuzi i parë, – iu drejtua Rama Gjuzit – Mos më ndërprit, të lutem ndërprit…”.

“Naltmadhnia e tij Kujtim Gjuzi i parë, reflekto edukatën momarkike që është shprehja më e lartë e përpjekjes së njeriut për të respektuar njeriun, mos më ndërprit.Në fakt progres i madh është bërë nga flamuri pa shkop te Gjuzi i parë jemi progres, nuk diskutohet janë ndërprerje që i japim tharm ndërveprimit në Kuvend, ndryshe nga ndërprerjet e shkopit pa flamur" u shpreh ndër të tjera Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0015158653259277