INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha i ‘vjedh burrin korçar’ Rita Orës! U tregojnë shqiponjën të gjithëve nga New York! [FOTO]

Bebe Rexha i ‘vjedh burrin korçar’ Rita Orës! U tregojnë shqiponjën të gjithëve nga New York! [FOTO]

Publikuar më: 19:29 23-06-2018

Bebe Rexha dhe Rita Ora këtë vit kanë qenë më të afërta se kurrë me njëra-tjetrën. Dy shqiptarët madje u bënë bashkë në klipin e Ora-s, 'Girls' ku u bashkuan Cardi B e Charli XCX. Lidhja e tyre tashmë është forcuar akoma edhe më shumë, por së fundmi Bebe ka takuar një person mjaft familjar për të gjithë ne.

Shumë prej jush me siguri e mbani mend, gazetarin nga Korça që i propozoi Rita Orës për martesë në vitin 2012 gjatë intervistës të mbajtur në New York. Bëhet fjalë për Mike Adam, gazetarin dhe moderatorin shqiptar i cili jeton në NYC dhe është mjaft i famshëm.

gazetarishqiptarrita.jpg

Ditën e djeshme ai është takuar me Bebe Rexhën dhe i ka treguar edhe tatuazhin ku ka gdhendur në trup shqiponjën dhe këngëtarja në postimin e Adam ka komentuar dy ikona kuq e zi. Reagimet kanë qenë të shumta në Instagram-in e tij. Një ndër komentetuesit i shkruajti Mike të bëjë kujdes se mos bëhet Rita xheloze, ndërkohë gazetari ka qeshur./intv.al/

shhh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031960010528564