INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Befason studimi shkaku kryesor i ndarjeve së çifteve jo më tradhëtia, por…[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 08-12-2018

Ekspertët e marrëdhënieve në çift pabesitë që çojnë drejt drejt ndarjeve nuk janë vetëm tradhëtitë, por dhe gënjeshtrat rreth të ardhurave apo shpenzimeve. Fenomen njihet me termin “Pabesi financiare” dhe përfshin çdo veprim fshehjeje apo grumbullimi parash pa dijeninë e partnerit dhe këto veprime janë në dëm të tij. Problemet e shkaktuara nga lekët mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin e lidhjes, po aq sa një tradhtitë. Studimi i National Marriage Project zbuloi se çiftet që grindeshin për financat një herë në javë janë 30% më të rrezikuar nga divorcet. Financat duket se janë burimi kryesor i zënkave mes çifteve, duke gjeneruar më shumë se 5 të tilla në muaj. 32% e të anketuarve pohuan se burimi i sherrit janë kursimet e pamjaftueshme, ndërkohë 3 në 10 të rritur pranuan se gënjenin rreth të ardhurave.

Veç tradhëtisë dhe debateve rreth lekëve janë dhe disa arsye të tjera, që mund të të çojnë drejt divorcit. Ndaj mos i fshihni njëri-tjetrit gjërat që kanë rëndësi, mungesa e komunikimit, kokëfortësia juaj për çdo gjë ka gjasa të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj, grindjet e kota dhe xhelozia pa kufi. Të gjitha këto mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021710395812988