INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati se Eleni Fouriera po vjen! Një koncert gjigand për të elektrizuar sheshin ‘Skënderbej’ [FOTO]

Bëhuni gati se Eleni Fouriera po vjen! Një koncert gjigand për të elektrizuar sheshin ‘Skënderbej’ [FOTO]

Publikuar më: 11:19 16-06-2018

Mesa duket ky vit është viti i koncerteve në Tiranë me artistët më të njohur jo vetëm ën Shqipëri, por edhe jashtë. Në fillim të qershorit ‘shkundën’ sheshin ‘Skënderbej’ me muzikën dhe performancën e tyre Ermal Meta dhe Rita Ora. Ndërkohë një tjetër surprizë për të gjithë ne na pret në korrik.

Një tjetër artiste me famë ndërkombëtare do të vijë në Tiranë për të performuar. E kemi fjalën për Eleni Fouriera. Ka qenë vetë ajo e cila ka publikuar një foto në Instagramin e saj me data e koncerteve të saj në Europë dhe mes tyre ishte edhe Tirana.

35433277_10216007292605725_7194260406246834176_n.jpg


Në datën 25 korrik, Eleni do të vijë në Tiranë për të elektrizuar të gjithë skenën. Me performancën e saj të jashtëzakonshme në ‘Eurovision’ është e sigurt se Eleni do të dijë si ta bëjë menjëherë për vetë të gjithë publikun shqiptar, edhe pse emocionet për një pjesë të madhe kanë filluar që tani.


Performanca e saj e zjarrtë e mbushi publikun me emocione dhe fitorja e vendit të dytë ishte një vlerësim që ju dha talentit të saj në Eurovision. Një gjë është e sigurt, kemi për të kërcyer të gjithë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896