INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bëja dashuri me të dashurin, por mendoja për gratë!” Nga Rita Ora tek Rihanna, njihuni me këngët e yjeve dedikuar biseksualitetit

“Bëja dashuri me të dashurin, por mendoja për gratë!” Nga Rita Ora tek Rihanna, njihuni me këngët e yjeve dedikuar biseksualitetit

Publikuar më: 15:40 15-05-2018

Shpesh në muzikë përmenden dhe trajtohen tema delikate siç është ajo e biseksualitetit, pra tërheqja rreth femrave dhe meshkujve. Po gjithashtu të shumtë janë këngëtarët e muzikës pop që kanë pranuar se janë biseksualë dhe që i kanë dedikuar këngë pikërisht jetës seksuale të tyre. Kjo për qëllime të ndryshme: Disa për të treguar një histori personale, disa për të mbështetur pikërisht fansat e tyre që gjenden në të njëjtën situatë apo edhe për personat e tjerë që të jenë më të hapur dhe më të lirë rreth kësaj teme. Duke filluar nga Rita Ora deri tek Katy Perry ja cilët janë artistët dhe këngët që i kanë bërë ‘himn’ biseksualitetit.

Rita Ora - “Girls”
Rita Ora vetëm para pak ditësh lançoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli SCS me titullin “Girls” (Vajzat). Për sa i përket tekstit të këngës, është përfolur dhe është cilësuar si një ‘himn për biseksualet’. Madje surpriza e vërtetë ka qenë Rita që ka pranuar se teksti i këngës ishte përjetim personal duke pranuar se ishte biseksuale. “Përshëndetje të gjithëve, Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal.” ka shkruar Rita në twitter.


Lady Gaga -“Poker face”


Të gjithë ne e dimë tashmë që këngëtarja Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e komunitetit LGTB dhe që ajo përveç femrave, preferon edhe meshkujt. Kënga e saj “Pokër face” është pikërisht për biseksualitetin, madje ajo në një intervistë në BBC me Jonathan Ross është shprehur se "Kur po bëja dashuri me të dashurin tim, herë pas here mendoja për gratë."

 


Rihanna - “Te amo”


E kishit menduar se ‘Bad Gal Riri’ është një biseksual gjithashtu? Të paktën kështu është përfolur kur ajo nxorri këngën e saj të rrymës latine “Te amo”, pasi teksti i këngës fliste për një vajzë:
"Më nxorrën në plazh,
kërcenim në ujë,
Ajo më lut mua dhe më pyeti se pse kishte mbaruar midis nesh”

 


Katy Perry - “I Kissed A Girl”


“Unë putha një vajzë dhe më pëlqeu
Unë putha një vajzë thjesht për ta provuar
Shpresoj që i dashuri im të mos mërzitet
Ndjeva që bëra gabim
Ndjeva që bëra mirë
Nuk e di, ndihem e dashuruar tani
Unë putha një vajzë dhe më pëlqeu”
Ky është refereni i këngës së famshme të Katy Perry, e cila edhe ajo ka pranuar që është biseksuale. “Isha kurioze kur e kam provuar, por që atëherë e dija që kjo gjë nuk duhet paragjykuar, pasi seksualiteti nuk është i zi apo i bardhë”, është shprehur Perry.

 

 

 

Demi Lovato – Cool for the Summer

Edhe Demi Lovato nuk ka ngurruar për të pranuar preferencat e saj seksuale. Ashtu si Katy Perry ajo ka thënë që ka qenë kurioziteti për të puthur një vajzë dhe për të filluar një romancë. Nëpërmjet këngës “Cool for the summer” ajo iu ka dhënë fund të gjitha dyshimeve dhe në një intervistë Lovato është shprehur “E dua mënyrën se si unë dashuroj”
Një pjesë teksti nga kënga:
“Më trego se çfarë ti do
Çfarë pëlqen
Është në rregull
Unë jam pak kurioze gjithashtu
Më thuaj nëse është gabim
Në qoftë se është e drejtë
Atëherë nuk më intereson
Unë mund ta mbaj një sekret, ti mundesh?”

 


David Bowie, “John, I’m Only Dancing”


Gjithmonë është përfolur dhe komentuar se David Bowie është biseksual dhe se kënga “John, I’m only dancing” është pikërisht histori personale. Ka shumë mënyra për të interpretuar këtë këngë, por teoria më e pranuar është se David po i siguron John-it se pavarësisht se jeton me një vajzë, ai kërcimi i tij i vetëm dhe se do t’i ngelet gjithmonë besnik atij. John nuk duhej të shqetësohej për këtë pasi zemra e David Bowie i përkiste atij.

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176