INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes nëse doni të qëndroni ilegalisht në Gjermani, ligji i ri shumë i ashpër

Bëni kujdes nëse doni të qëndroni ilegalisht në Gjermani, ligji i ri shumë i ashpër

Publikuar më: 11:10 18-04-2019

Qeveria gjermane miratoi projektin e "ligjit të kthimit të rregullt", në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai parashikon që të arrestohen personat që depërtohen njëherë dhe rikthehen sërish në Gjermani. Projektin e propozoi Ministria Federale e Brendshme nën drejtimin e Horst Seehoferit. Projekti parashikon gjithashtu që në të ardhmen të jepen shumë më pak para për të huaj, të cilët janë njohur në një shtet tjetër të BE si refugjatë.

"Shërbimet për ta reduktohen dhe të jepet vetëm bileta e kthimit", tha zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar Unionist, Thorsten Frei pas mbledhjes së kabinetit në Berlin.
DW shkruan se veç kësaj do të zgjerohen mundësitë që personat e detyruar për t'u kthyer të arrestohen, para kthimit të planifikuar. Një ndryshim i parakushteve për një rrezik të supozuar arratie do të bëjë të mundur që arresti të mund të zbatohet më lehtë. Meqenëse në Gjermani, për momentin ka vetëm 490 ambiente arresti për të huajt që duhet të largohen me detyrim nga Gjermania, Seehoferi do të lejojë deri në vitin 2022 që këta persona t'i fusin edhe në burgje të rregullta, por të ndarë në mënyrë strikte nga të arrestuarit e tjerë dhe nga të arrestuarit e dënuar për vepra penale. Sipas Ministrit të Brendshëm, në vitin 2018 për herë të parë përpjekjet për kthim me detyrim më shumë dështuan se sa u arritën.
“31.000 dëbime të caktuara nuk u kryen dot vitin e kaluar, vetëm 26.000 u zbatuan,” deklaroi Seehoferi.
E ngarkuara për Integrimin e Qeverisë gjermane, Annette Widmann-Mauz (CDU) i tha radios Deutschlandfunk se është e drejtë që të ndërmerret gjithçka, që ata që nuk kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje të largohen sërish me shpejtësi nga Gjermania. Edhe Shoqata e Qyteteve dhe Komunave Gjermane e përshëndeti projektligjin si "instrument të mirë, për të shmangur një mbingarkim të qyteteve dhe komunave."
Sipas të dhënave të drejtuesit ekzekutiv Gerd Landsberg, vitin e kaluar, nga180.00 0 refugjatë, që hynë në Gjermani, statusin e refugjatit ose të personave në nevojë për t'u mbrojtur e morën më pak se 40%.

"Megjithë ekzistencën e rregullave të qarta, arrihet gjithnjë e më pak që këta njerëz të kthehen në atdhetë e tyre," ka sqaruar Landsberg.
Kritika për projektligjin erdhi si nga opozita, ku liberalët e FDP-së folën për shkelje të kundraligjshme të sistemit, ashtu edhe nga organizata Pro Asyl, drejtuesi ekzekutiv i së cilës Günter Burkhardt deklaroi se propozimi ka si synim "zhveshjen nga të drejtat, më shumë arrest dhe një spostim nga Gjermania aktuale duke hequr shërbimet sociale."

Article Logic
Execution time: 0.0019340515136719