INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, mos e hapni KURRË! [FOTO]

Bëni KUJDES! Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, mos e hapni KURRË! [FOTO]

Publikuar më: 20:12 08-11-2018

Një mesazh në Whatsapp që paralajmëron përdoruesit për një kërcënim që do të pllakosë telefonin e tyre, po kalon “dorë më dorë”. Por, rezulton se vetë mesazhi është një mashtrim. Autoritetet po i paralajmërojnë përdoruesit të injorojnë një mesazh që i njofton ata për një video të “martinelit” që thuhet se do u nxjerrë celularin jashtë funksionit brenda 10 sekondave pasi mban një virus me vete.

Dërguesi i panjohur thotë se përdoruesit supozohet të jenë të pambrojtur ndaj një pjese të softuerit me qëllim të keq që shpërndahet përmes një linku videoje dhe i udhëzon ata që ta kalojnë mesazhin tek miqtë e tyre që e kanë aplikacionin.

Mesazhi gjithashtu njofton përdoruesit për scamin e “WhatsApp Gold”, një mashtrim i vërtetë që i kërkon përdoruesve të ëjnë “upgrade” për një shërbim premium.

Mesazhi i rrezikshëm thotë:

Një koleg i imi IT më ka këshilluar që një video e quajtur martinelli do të qarkullojë nesër në ËhatsApp , mos e hap. Ajo futet në telefonin tuaj dhe fshin çdo gjë. Përhap fjalën. Nëse merrni një mesazh për të përditësuar WhatsApp në WhatsApp Gold, mos klikoni !!!!!..”

dag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727