INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri deklaratën e FORTË kundër lidhjes së saj TRESHE, Egla Harxhi ofendon keq moderatoren!

Bëri deklaratën e FORTË kundër lidhjes së saj TRESHE, Egla Harxhi ofendon keq moderatoren!

Publikuar më: 15:27 23-04-2018

Besoj se të gjithë e mbani mend deklaratën e moderatores së njohur Dajana Shabani e cila u shpreh kundër marrëdhënies treshe të Egla Hargjit, duke u shprehur se nga kjo marrëdhënie nuk duhet të lindë fëmijë.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-misi është pyetur për jetën e saj të re, tashmë si nënë, si dhe për deklaratën e moderatores së njohur, Dajana Shabanit.

“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?”, ka thënë moderatorja më parë.

Duke se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Eglës e cila nuk ka ngurruar t’i përgjigjet kësaj deklarate duke përdorur edhe ironinë apo ofendimet kundër saj.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh. Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt. Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët? Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur. Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës. Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë. I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente. Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!", është përgjigjur Egla.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283