INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Berisha akuza të rënda për Ramën, 0 inters kombëtar![VIDEO]

Publikuar më: 14:58 09-11-2017

Akuza të forta ka lëshuar ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Ramës, jashtë sallës ku po mbahet seanca plenare, duke thënë se ai ka 0 inters kombëtar duke e lidhur këtë me krimin në vend, por dhe me vendimet e Vuçiç, që sipas tij miratohen nga Rama. 

Ai foli dhe për shqiptarët që jetojnë jashtë trevave, duke sjellë në vëmendje çështjet e zonave të nxehta të Preshevës e Kumanovës dhe kërkoi që për këtë të fundit të bëhet një hetim ndërkombëtar duke thënë se këtë e kanë stisur shërbimet sekrete. 

“Regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit e Preshevës me vasalë të tij, të cilët marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 vendime të diktuara nga Beogradi, të miratuara plotësisht nga Rama, i cili është i angazhuar në një betejë për jetë e vdekje në mbrojtje të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Këtu ka një qeveri, e cila ka shpallur se ka zero probleme me fqinjët, në të vërtetë ka zero interes për kombin”, shtoi ish-kryeministri. 

Më tej ai hyri në Parlament dhe i kërkoi Ruçit të thërriste Ramën në seancë. Po ai i mbylli mikrofonin.

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324