INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

BERZH, emigracioni në nivele shumë të larta! Shqipëria si Gaza...[VIDEO]

Publikuar më: 09:15 14-11-2018

Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit. Këtë ka evidentuar Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të Tranzicionit 2019. Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës. BERZH përllogariti se 40% e popullsisë shqiptare ka emigruar. Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9.7% e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.
Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3% e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8% në vitin 2010. Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.
Të pesë vendet me përqindjet më të mëdha të njerëzve që raportojnë se duan të emigrojnë jashtë vendit janë të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, me Liberinë që kryeson listën në 14%. Shqipëria renditet e gjashta në botë, me pothuajse 10% të të anketuarve në atë vend duke treguar një qëllim për të emigruar brenda vitit.
Ndërkaq, normat me më shumë se 5% vërehen në Armeni, Kosovë, Maqedoni. Në të njëjtën kohë, këto ekonomi tashmë kanë një numër të madh të emigrantësh. Rusia dhe Ukraina janë dy nga 10 ekonomitë më të mëdha të origjinës në aspektin e numrit absolut të emigrantëve, ndërsa në raport me popullsisë janë Bosnja dhe Shqipëria në Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0030350685119629