INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i protestës së opozitës, Veliaj: Ca ju bëri pema, lulja, bulevardi, Tirana nuk harron [FOTO]

Bilanci i protestës së opozitës, Veliaj: Ca ju bëri pema, lulja, bulevardi, Tirana nuk harron [FOTO]

Publikuar më: 18:53 16-02-2019

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur për rreth 5 orë. Pas protestës, Bashkia e Tiranës ka bërë edhe bilancin e asaj që lanë pas protestuesit.

“Ajo që mbeti pas ishin pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë dhe punonjësit e policisë, dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Përmes një statusi në Tëitter ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka falënderuar qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit e dhunshëm, Veliaj siguron se do të rikuperohet çdo dëmtim i bërë qytetit.

“Po pse o pse? Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës! #MosVandalizoTiranën “, shkruan Veliaj.

3.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035507678985596