INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biskota aq të lehta si të numërosh 1, 2, 3 [FOTO]

Biskota aq të lehta si të numërosh 1, 2, 3 [FOTO]

Publikuar më: 18:17 03-03-2018

Nga Jennifer McGinley

Nëse kujtesa juaj është siç është edhe e imja, do ju ndihmonte shumë të kishit një recetë në dorë që është e thjeshtë për t’u bërë dhe e lehtë për t'u përshtatur, pa u ndjerë sikur jeni duke marrë një provim matematike. Nëse do flisnim bashkë për ëmbëlsira të pjekura, do e kuptonit se unë adhuroj të gatuaj më gjalpë të mirë. Nëse doni që këto biskota të kenë shije dhe erë të mirë, duhet të përdorni gjalpë me cilësi të lartë. Jini aventurierë dhe eksperimentoni duke shtuar diçka që ju pëlqen juve (p.sh. karafil, kanellë, lëkurë limoni të grirë, çokollatë, arra, etj.).
Më shkruani për mbresat tuaja mbi këtë recetë dhe nëse bëni foto, më bëni një tag edhe mua (#sweetartsbyjen) që të mund të shoh edhe unë krijimet tuaja të shijshme. Ja dhe receta e javës. Ju këshilloj ta lexoni njëherë të gjithë recetën para se të filloni.
Receta:
• 100g sheqer
• 200g gjalpë i freskët (nxirreni më herët nga frigoriferi në mënyrë që të punoni me të, por jo të shkrirë).
• 300g miell ëmbëlsirash
• 1-2 lugë gjelle qumësht i ftohtë ose ujë (nëse nevojitet për të punuar brumin. Disa pako gjalpi që shiten në Shqipëri kanë një përmbajtje të lartë të ujit, kështu që nuk mund të jetë e nevojshme).
Si t’i gatuajmë:
1) Ngroheni furrën më parë në temperaturën 180 °C (ose rreth 160 °C nëse përdorni furrë me ventilator). Nëse furra juaj nxehet shpejt, ju mund ta bëni këtë hap ndërsa brumi i biskotave është akoma në frigorifer.
2) Përzieni së bashku gjalpin e ftohtë dhe sheqerin (nëse gjalpi juaj është pa kripë, shtoni një majë kripe).
3) Siteni miellin mbi gjalpin dhe sheqerin dhe përzijini lehtë.
4) Punojeni brumin me dorë për një kohë të shkurtër derisa brumi të marrë formë.
(Nëse brumi është shumë i thatë dhe i thërrmuar, shtoni pak ujë të ftohtë ose qumësht.)
5) Pasi të keni bërë një top, shtypni brumin dhe hapeni atë derisa të arrijë një trashësi prej rreth 1 cm (trashësia maksimale).
(Do ishte më e lehtë dhe më pastër, nëse brumin e vendosni midis dy letrave për pjekje para se ta hapni.)
6) Futeni brumin në frigorifer për rreth 15 minuta.
7) Priteni brumin tuaj të ftohtë në format e dëshiruara dhe vendosini ato në tavën e pjekjes me një hapësirë prej disa centimetrash midis tyre.
8) Futini në furrë për rreth 15-20 minuta, ose derisa të marrin një ngjyrë të artë nga sipër dhe ngjyrë kafe të lehtë nga poshtë dhe nga anët. Koha e saktë e pjekjes varet nga madhësia dhe trashësia e biskotave tuaja. Ka të ngjarë që të ndjeni një aromë të mirë kur biskotat janë bërë.
Shënim për shije shtesë:
Shtoni rreth 2 lugë çaji lëkurë limoni të grire, nëse dëshironi ta “freskoni” pak shijen. Për biskotat në foto, zgjidha të përdor sheqer kafe, një lugë me xhenxhefil të freskët dhe pak kanellë.

Cookies-123.jpg

Falenderojmë Jennifer McGinley për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162