INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera drejt fundosjes

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera drejt fundosjes

Publikuar më: 14:40 14-09-2018

Kriptomonedhat dikur shiheshin si një investim i mirë në treg, por duket se flluska e paralajmëruar në fillim të epokës së tyre tashmë ka shpërthyer, thuhet sipas analistëve.

Vlera e Bitcoin dhe formave të tjera të monedhave digjitale ka rënë për 80% që nga janari – një humbje totale prej 640 miliardë dollarë, humbje kjo që po krahasohet me flluskën e “.com” në ditët e hershme të internetit.

Prej 1997 deri më 2001, një numër kompanish me bazë online – që zakonisht referohen si “.com” – u themeluan, duke krijuar një valë të re investimesh tregtare.

Megjithatë, vlera e këtyre kompanive filloi të bie me mileniumin e ri. Disa, si eBay dhe Amazon.com, ia dolën që të shpëtojnë dhe t’i tejkalojnë pritjet e çmimeve të aksioneve gjatë flluskës, por qindra të tjera nuk e kishin fatin e njëjtë.

Instagram Banner

Rënia e vazhdueshme e kriptomonedhave është shkaktuar nga paralajmërimet e investitorëve institucional, bankat dhe rregullatorët.

Një numër i madh i kompanive që kanë ngritur para përmes një ICO po shesin monedhat e tyre për paratë e mbështetura nga qeveritë, duke krijuar presion për të shitur.

Vlerësimet e fundit vijnë nga MVIS CryptoCompare Digital, me bazë në Frankfurt, që ka hulumtuar kolapsin e monedhave digjitale. Këto vlerësime thonë se vlera e kriptomonedhave ka rënë për 80% që nga janari.

“Kjo tregon se çfarë flluske e madhe dhe spekulative ishte krejt kjo puna e kriptomonedhave – siç kishim paralajmëruar shumë prej nesh në atë kohë”, tha Neil Wilson, analist i tregut në Londër për Markets.com, për Bloomberg.

Në humbje kryesonte Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe pas Bitcoin. Bitcoin qëndroi stabil përderisa indeksi i MVIS CryptoCompare ra për 3.8%, raporton Bloomberg.

Shpërthimi i flluskës vjen pas paralajmërimeve nga një numër ekspertësh financiarë, të cilët e panë kolapsin e pashmangshëm duke ardhur.

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674