INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset, përplasje mes PD e PS

Bizneset, përplasje mes PD e PS

Publikuar më: 10:35 06-10-2017

Situata ekonomike dhe veçanërisht ajo e bizneseve të vogla është një tjetër përballje mes PD e PS. Nëpërmjet një statusi të facebook, kreu i demokratëve Lulzim Basha ka lëshuar akuza ndaj Kryeministrit Rama se po kërcënon sipërmarrësit e vegjël.
Lulzim Basha:
“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0027649402618408