INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet Whatsapp/  Shpërthejnë memet në Twitter dhe Facebook [VIDEO]

Bllokohet Whatsapp/ Shpërthejnë memet në Twitter dhe Facebook [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 03-11-2017

Aplikacioni i komunikimit whatsapp nuk ka funksionuar për rreth 2 orë në të gjithë Europën dhe disa kontinente te tjera. Kjo ngjarje ishte e papritur per miliona përdorues te rregullt te tij, te cilëve ju janë paralizuar bisedat dhe komunikimet me njerëz te tjerë ne mbare boten. Përfaqësues nga kompania kanë deklaruar se ka pasur një problem në sistem të cilin e kanë rregulluar, por nuk kanë dhëne me shume detaje se nga ka ardhur ky defekt.

Ka mjaftuar veç kaq që të gjithë përdoruesit e tij ti zërë paniku dhe të nisin postimit në Twitter dhe Facebook.

Por ka pas nga ata që e kanë marr me sportivitet dhe kanë nisur të krijojnë meme për zhurmën që shkaktoi defekti i whatsapp.

"Kur bie whatsapp dhe ti nuk di çfarë të bësh me jetën tënde" shkruan një përdoruese në twitter

" Whatsapp po bie dhe të gjithë janë të tmerruar" , ka zgjedhur të shkruaj një tjetër.

" Whatsapp i nuk punon, të gjithë do të vdesim" shkruan me humor dikush tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001