INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bluzat e bardha po lënë vendin! Rama, në spitalet tona s’po punojnë berberë

Bluzat e bardha po lënë vendin! Rama, në spitalet tona s’po punojnë berberë

Publikuar më: 23:49 05-01-2019

Kryeministri Edi Rama ka folur për largimin e mjekëve dhe infermierëve, po me sa duket nuk është se qënkemi kaq keq për bluza të bardha, pasi ai tha vendi nuk ka aq probleme sa thonë, me argumentin se spitalet tona për shembull kanë staf, të cilët janë të punësuar.
“E vërteta është që shqiptarët filluar të ikin nga Shqipëria që nga vitit ’90. Jemi në një botë të lire, ku mund të hyjnë dhe ikin, nuk jemi në bunker. Është një tendencë në të gjitha vendet e pasura që synojnë të zhvillohen, për shembull Kroacia. Mrekullitë nuk ndodhin, përparimi është konstant. Problemi ynë nuk është që shqiptarët ikin. Ka të mira se nga lëvizja, emigracioni, fitohen eksperienca. Falë emigracionit ne mbahemi 1 mijë e ca vite. Është gënjeshtër që ikjet janë shpeshtuar vitet e fundit, këto janë sajesa. Mes të ikurve dhe të kthyer është 195 mijë diferenca. Thoni se s’ka mjekë, infermierë, janë 4 mijë që janë në radhë për tu punësuar, nuk është se në spitale po punojnë veterinerë dhe berberë’, tha Rama në “Xing me Ermalin”.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775