INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bode anëtar i BSH? Rama shpjegon propozimin: E kam takuar...[VIDEO]

Bode anëtar i BSH? Rama shpjegon propozimin: E kam takuar...[VIDEO]

Publikuar më: 18:26 25-11-2018

Kryeministri Edi Rama me anë të rubrikës #Përgjigjaime, ka reaguar në lidhje me propozimin e Ridvan Bodes dhe kandidaturën e tij për në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Rama ka thënë se Boden e ka takuar vetëm një herë, dhe ky takim është bërë në rrethana jashtë politike.

“Ritvan Boden e kam takuar një herë në jetë, në rrethana jashtë politikës kur ai nuk ishte një ish-deputet. Arsyeja e propozimit tim dhe a e ka tradhtuar ai partinë apo partia atë, këtë debat bëheni në klubin e SHQUP-it, pasi Banka e Shqipërisë nuk është as e partive dhe as e Kadrinjve. Me propozimin e Bodes për Bankën e Shqipërisë, zgjedhim t’i shërbejmë vendin dhe jo tepsisë e partisë.”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0020229816436768