INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bonusi për bebet, Rama jep çeqet për 3 foshnjat e parë te ”Koço Gliozheni” [VIDEO]

Publikuar më: 12:40 01-01-2019

Materniteti “Koço Glozheni” ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama për vitin 2019.

Ai i ka uruar mirëseardhjen në jetë e bebeve të para të Vitit të Ri, duke i dhuruar edhe çekun e vendosur nga qeveria me ligj.

“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete.

Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja”, shkruan Rama në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953