INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e smartphone ka dy sundues të rinj. Ja cilët janë:

Bota e smartphone ka dy sundues të rinj. Ja cilët janë:

Publikuar më: 15:17 20-07-2018

Konkurenca në botën e smartphonëve është rritur shumë vitet e fundit. Samsung dukej se do të dominonte tregun komplet i vetëm, por ama gjërat nuk ecën kështu. Që kur prodhuesit kinezë hynë në treg situata ndryshoi në mënyrë drastike.

Xiaomi është kompania kineze që po konkuron më fort nga të gjithë Samsung për sa i përket smartphonëve më ekonomikë. Për të prodhuar pajisje me çmime të ulëta të dy firmat janë më të mirat, por teoria e tyre ndryshon shumë.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Xiaomi prodhon pajisje nga të cilat fiton vetëm 5% të shumës dhe synon që çdo pajisje të performojë më mirë se rivalët për sa i përket raportit cilësi çmim.

Samsung nga ana tjetër ka një gamë të gjërë smartphonësh dhe synon që cilësia në tërësi e produktit të jetë e lartë, por ama lë pas dore performancën në mjaft raste.

Xiaomi performon më mirë, kurse Samsung ka kamera më të mira. Rivaliteti i tyre bëhet mjaft i mirë për konsumatorët.

Në një nga tregjet që po rriten më shpejt në botë, më konkretisht në Indi, Xiaomi dhe Samsung janë barazim. Secila nga palët ka nga 30% të tregut.

Sa për mendimin tonë se kë ju këshillojmë, epo varion përherë nga buxheti. Xiaomi do performojë përherë më mirë, por duhet të mendoni që do sakrifikoni pak tek kamera dhe MIUI nuk është aspak një sistem i përdorshëm. Samsung Experience nga ana tjetër është po ashtu një skin mjaft i papëlqyer i Android. Rekomandimi ynë është që të shihni parametrat para se të blini diçka dhe nëse mund të blini një stock android, mos ngurroni ta merni(Xiaomi Mi A1 dhe tani Mi A2 janë të tillë).xiaomi_samsung.0.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0039567947387695